Te shtena me arme zjarri drejt nje lokali ne rrugen dytësore të autostradës Tiranë -Durrës.
Policia e Tiranes njofton se ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, ne rrethana ende te paqarta.
Sipas policise, “është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje”.
Per fat nga te shtenat nuk ka pasur persona te lenduar, përveç disa dëmeve materiale përreth.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.
Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.
Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .