Laç/ Hajdutët ikin për të vjedhur, por njëri plagoset

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit. Dy persona kanë shkuar në një familje për të vjedhur, por janë pikasur nga ana e familjarëve.

“Balkanweb” konfirmon se një nga hajdutët ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës.

Dy persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit Hajdar Lika,  në lagjen nr.5 Sanxhak, Laç, Kurbin dhe pas konfliktit me pjesëtarët e familjes së tij, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç, i  cili pas ndihmës së parë në Spitalin Kurbin, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU