Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Tanushit

Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ndërpreu fjalën deputetes Antoneta Dhima për të mbajtur një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës me misionin e NATO-s në Letoni.

Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”, tha Ruçi.

Ndërkohë pas homazheve në nder të Tanushit në Muzeu Kombëtar, do të mbahet ceremonia shtetërore më pas arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar  të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU