Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e sotme me 79 vota kundër dekretit të Presidentit të vendit Ilir Meta për vetingun në polici.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së. Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tyre në Kuvend bën thirrje që deputetët të votojnë rrëzimin e dekretit të Metës.
Ata u shprehën se ky proces është shumë i nevojshëm dhe duhet të nisë sa më shpejt.
Miratohet projektvendimi “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet vendore të vitit 2019”
Miratohet projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018
Miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018
Miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2018
Miratohet projektligji për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për trajtimin financiar të punonjësve që kanë punuar në miniera, gazit dhe metalurgji.
/ i.h