Kush është Elva Margariti, arkitektja që zëvendëson Kumbaron

Ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti, ishtë një nga emërimet befasuese të Edi Ramës këtë të premte.

Për Margaritin ka shumë pak të dhëna, ndërkohë që JavaNews mëson se ajo është me profesion arkitekte. Gjithashtu, ajo ka qenë pedagoge në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Margariti ka studiuar në Firence të Italisë, ndërsa me kthimin në Shqipëri ka mbajtur edhe detyrën e Këshilltares pranë Kryeministrit Edi Rama.

Më herët ajo ka qenë koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatra”.

Margariti zëvendëson nga sot Mirela Kumbaron në krye të Kulturës.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU