Kur shoqëruesi i kap dorën Titos me derën e makinës, ja reagimi i tij (VIDEO)

Dikush me siguri e ka provuar që të kapë dorën aksidentalisht teksa mbyll derën e një ambjenti apo të automjetit. Është një lloj aksidenti që shumë personave u ka ndodhur dhe ëhstë vërtetë e dhimbshme. Po kur incidenti të shkaktohet nga dikush tjetër?

Kjo do të ishte edhe acaruese përveç se e dhimbshme. Por, nëse personi që dëmtojmë do të ishte as më shumë e as më pak, por një president?

Po, po! Një situatë e sikletshme në delegacionin që shoqëronte ish-presidentin jugosllav Josif Broz Tito. Shoqëruesi i ka zënë dorën këtij të fundit me derën e automjetit. Pamjet e vitit 1976, janë publikuar së fundi.

Në to shihet kur presidentit i zihet dora sapo del nga makina dhe mbetet e bllokuar. Shoqëruesi me uniformë ushtarake reagon shpejt, por presidenti kaloi një situatë të dhimbshme. Dorën e fashuar dhe incidentin ai ia tregoi edhe kryeministrit suedez u ishte për vizitë./JavaNews/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU