• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur opozita rikthehet në derën e Bernd Borchardt

by S M
14/05/2019 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Lulzim Basha trokiti në derën e ndërkombëtarëve shumë më shpejt sesa pritej. Nuk priti madje as që të thahet boja e re në hyrjen e pallatit të ambasadorit të OSBE, për të braktisur de facto dhe de jure “rrugën shqiptare” të zgjidhjes së krizës, e për t’iu drejtuar të huajve si ndërmjetësit e vetëm mes tij dhe Ramës.

“Gjatë 24 orëve të fundit jam njohur me angazhimin e miqve dhe partnerëve strategjikë për të ndihmuar Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë e thellë, shkaktari i kësaj krize nuk është mjaftuar me kaq por përpiqet që këtë destabilizim ta shtrijë edhe në rajon. Iu kam komunikuar se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politikë me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’iu kthyer shqiptarëve sovranitetin e marrë peng nga një qeveri ilegjitime dhe parlament ilegjitim”, deklaroi shefi i opozitës të martën, një ditë pasi kishte marrë dozën më të lartë të kritikës nga të huajt.

Megjithëse është përbetuar këto muaj se s’ka fare gisht në dhunën që gjenerojnë protestat e tij, kanë mjaftuar deklaratat e disa ambasadave në Tiranë, pak orë para protestës, që “grupi i molotovit” ta marrë një ditë pushim!

Kush e ka ndjekur trajektoren agresive të opozitës pas protestës së parë të 16 shkurtit, kujton fare mirë dy elementë të fjalorit politik të Bashës, pas djegies së mandateve parlamentare: së pari, që nuk do të dialogojë kurrë më me Edi Ramën dhe së dyti, që tashmë fjalën e ka populli dhe të tjerët (kupto ndërkombëtarët), duhet të heshtin.

Lulzim Basha është investuar kaq gjatë dhe kaq thellë në këtë linjë politike, ku bashkoheshin gjesti ekstrem i daljes nga sistemi me fjalorin e rëndë dhe kërcënues, saqë shumë shpejt ngriti rreth vetes një mur që i mori frymën atij më të parit. Basha dhe Kryemadhi patën rastin, pas muajit shkurt, të kuptojnë javë pas jave se e kishin futur veten në një qeli izolimi, prej nga besojnë edhe sot se do t’i nxjerrë vetëm çuarja e punëve në ekstrem. Tym, flakë dhe barut, vetëm që të dalë opozita nga pika e vdekur ku e futi veten me duart e saj! Ky është i vetmi lexim që mund t’i bëhet sot pozitës ku është futur projekti i rrëzimit të qeverisë përmes dorëzimit kolektiv të mandateve.

Që opozita do të ftonte dikur ndërkombëtarët për të ndërmjetësuar, ky ishte një film i parë. Gjatë tre muajve të Çadrës, në vitin 2017, deri pak ditë para marrëveshjes me Edi Ramën, Lulzim Basha vijonte të mbante përditë fjalimet e tij të klonuara, nga të cilat buronin vetëm sharje dhe kërcënime për kundërshtarin politik.

Më 17 maj e gjitha kjo ngrehinë u provua se kishte qenë një kështjellë në rërë. Ftesa për të ndërhyrjen e të huajve që po artikulohet sot, kur qorrsokaku i Lulzim Bashës është dhe më i thellë se dy vjet më parë, shënon plasaritjen e parë serioze të strategjisë për të rrëzuar Ramën me mandatet parlamentare.

Sepse ashtu si më 2017, të huajt që ndërmjetësuan krizën, e kishin dhe e kanë të qartë se ku qëndron problemi real i kolapsit. Duke u shprehur në mënyrë të përsëritur për të ruajtur institucionet e shtetit dhe zgjedhjet e lira, të huajt e kanë treguar tashmë korsinë mbi të cilën duhet të ecë negociata e ardhshme. Tani që Basha po thërret për ndihmë ata që deri dje i skendonte nëpër lista si “miq dhe klientë” të Edi Ramës, ai dhe opozita e kanë të qartë se po hyjnë në një procedurë, pas të cilës përbetimet e shkurtit mund të dalin të reduktuara thellë.

Sepse kur nuk ia arrite ta zgjidhësh këtë punë për tre muaj rresht me kutin e vjetër të Haxhi Qamilit (kur kam Peqinin dhe Shijakun, s’pyes për Londrën dhe Parisin), do të pranosh me ose pa dëshirë ofertën e “frëngut dhe inglizit”.

Next Post
Kapet një shqiptar me drogë në Greqi, në kërkim një tjetër

Kapet një shqiptar me drogë në Greqi, në kërkim një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi

VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi

December 5, 2025
Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

December 5, 2025
VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…

VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…

December 5, 2025
Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend!” Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar 

Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend!” Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar 

December 5, 2025
Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në burg ish-ortakun dhe rojën

December 5, 2025
“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

December 5, 2025
VIDEO-Gjatë koncertit të Alban Skënderajt/ Djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të turmës

VIDEO-Gjatë koncertit të Alban Skënderajt/ Djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të turmës

December 5, 2025
“Sy më sy”, Nard Ndoka kritikon Berishën: Mos gënjeni anëtarët, i keni kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

“Sy më sy”, Nard Ndoka kritikon Berishën: Mos gënjeni anëtarët, i keni kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

December 5, 2025
Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

December 5, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

Çdo takim jashtë strukturave “agjendë personale”/ I përgjigjet Berishës, Salianji: Në Durrës ishin 500 demokratë dhe drejtuesit e PD

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In