• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Saturday, December 7, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA dhe BE!

Alfred Peza by Alfred Peza
11/11/2019 22:38
Kur opozita humbet qetësinë dhe Presidenti, dashurinë!
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kurrë nuk kishte ndodhur përgjatë këtyre 30 viteve, që Presidenti i Republikës së Shqipërisë që sipas Kushtetutës përfaqësohen edhe unitetin e popullit, ti shpallë luftë të hapur dy aleatëve tanë më të mëdhenj: SHBA dhe BE!

Nga sot Ilir Meta nuk është më në konflikt publik, në lidhje me reformën në drejtësi as me PS, as me mazhorancën e saj qeveritare, as me Kryeministrin Edi Rama e as me mazhorancën parlamentare që votoi me 105 vota pro, emërimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta pas kësaj, është përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Dy fuqive të mëdha të cilat jo vetëm kanë investuar gjithçka përgjatë këtyre viteve të fundit për ta shembur sistemin e kalbur të drejtësisë së vjetër, e për të ngritur nga themelet institucionet e një drejtësie të re që iu shkëput nga kthetrat, elitës së vjetër politike të opozitës aktuale të Shqipërisë.

Si të mos mjaftonte fakti se Presidenti I Republikës kishte hyrë më herët në konflit me përfaqësuesit më të lartë të ambasadës së SHBA në Tiranë, që të anashkalohej gjatë vizitave në Shqipëri të zyrtarëve të lartë nga Uashingtoni për zhvillimet politike rreth situatës politike të 2019 dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit, tani kemi një përballje pa kushte. Pa diplomaci. Pa doreza. Pa ekuivoke. SHBA dhe BE I jana përgjigjigjur flakë për flakë Ilir Metës në lidhje me qëndrimin e tij ndaj procesit të votimit nga ana e Parlamentit, të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutese.

Ilir Meta duke qenë në konflikt të hapur interesi me këtë institucion që pritet të votojë shkarkimin e tij si President I Republikës, ka bërë çmos që ta minoje, bllokojë dhe ta fusi në qorrsokak këtë proces jetik për gjithë reformën në drejtësi. Ai bëri gjithçka për të shpikur artifice proceduriale ekstra ligjore deri në momentin e fundit kur I shkruajti edhe deputetëve të Kuvendit. Por edhe pasi ata e votuan, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Ilir Meta nxitoi të paralajmëronte se do ta vijojë këtë sjellje kur të rikthehet në Tiranë në orët në vijim.

E gjithë kjo çmenduri është ndërprerë nga ndërhyrja e menjëhershme e SHBA dhe BE, të cilët më shumë sesa një deklaratë, duke dalë menjëherë kundër të gjitha qëndrimeve dhe veprimeve të Presidentit të Republikës, shpallën publikisht një akt lufte me Ilir Metën.

“Votimi i sotëm, çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, tha ambasada amerikane. Ndërsa Delegacioni i BE-së deklaroi se e mirëpret këtë vendim dhe pret krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. “Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”!

Këto deklarata dhe qëndrime të qarta e pa ekuivoke të SHBA dhe BE nuk ishin vetëm kundër Ilir Metës. Ato ishin edhe kundër lidershipit të opozitës së rrugës në Shqipëri, të cilët vrapuan që të gjithë këtë proces të monitoruar në vijimësi dhe të përshendetur në fund orej tyre, ta cilësonin banalisht si një përpjekje të Edi Ramës, për të kapur drejtësinë e re.

Kaq mjafton për të kuptuar se kush është jo vetëm kundër reformës në drejtësi në Shqipëri, por edhe kundër proceseve të integrimit europian të vendit, aq ngushtësisht të lidhura me këtë kryereformë historike për të ardhmen e vendit.

Tani që gjërat janë të qarta dhe të bëra publike në dritë të diellit, kuptohet se lufta që SHBA dhe BE sapo shpallën, nuk është kundër institucionit të Presidencës. Por, është personalisht kundër Ilir Metës. Nuk është kundër opozitës shqiptare, por kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që zgjodhën që ti shkonin deri në fund të keqes, duke u rreshtuar hapur e botërisht, në anën e gabuar të historisë.

Pas 30 vjetësh nga rrëzimi i Murit të Berlinit, historia ka treguar se askush deri më sot nuk e ka fituar dot në Shqipëri, luftën me SHBA dhe BE. Për një arësye fare thjeshtë. Sepse ajo as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk ka për të qenë kurrë as lufta e shqiptarëve dhe aq më pak, një luftë në emër të tyre. Ajo është thjeshtë një luftë personale për pushtet, ose për të fituar imunitet, nga mëkatet gjatë ushtrimit të tij.

Next Post
Organizmi/ Ja 5 ushqimet e duhura për pastrimin dhe shëndet të mirë

Organizmi/ Ja 5 ushqimet e duhura për pastrimin dhe shëndet të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

“Po 625 mijë dollarë nga dolën?!”, Braçe: Dy prokurorët janë përdorur për të pastruar imazhin e Lylzim Bashës!

Anulohet Milot-Balldren, Braçe: Rruga nuk do të bëhet, kompania nuk iu përgjigj kontratës

December 6, 2019
Interi bllokohet nga Roma, Juventusi fërkon duart

Interi bllokohet nga Roma, Juventusi fërkon duart

December 6, 2019
VIDEO/ Durrësi zbukurohet për festat e fundvitit, banorët përpiqen ti kthehen përditshmërisë pas tërmetit

VIDEO/ Durrësi zbukurohet për festat e fundvitit, banorët përpiqen ti kthehen përditshmërisë pas tërmetit

December 6, 2019
Enveri në Bahçallëk: Tërmeti preku 500 fshatra e disa qytete, shembi 17 mijë shtëpi, por nuk lëkundi shqiptarin

Enveri në Bahçallëk: Tërmeti preku 500 fshatra e disa qytete, shembi 17 mijë shtëpi, por nuk lëkundi shqiptarin

December 6, 2019
Mungesa e transparencës për fondet/ Plas sherri mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin

Mungesa e transparencës për fondet/ Plas sherri mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin

December 6, 2019
FOTO/ Hodhi fëmijën nga ballkoni i katit të 10-të, zbulohet arsyeja tronditëse: Adoleshenti donte të dilte në lajme

FOTO/ Hodhi fëmijën nga ballkoni i katit të 10-të, zbulohet arsyeja tronditëse: Adoleshenti donte të dilte në lajme

December 6, 2019
VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, maunes i bie rimorkio në ecje. Ja si shpëtojnë makinat

VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, maunes i bie rimorkio në ecje. Ja si shpëtojnë makinat

December 6, 2019
Vëllezërit kosovarë humbën jetën nën rrënoja, lajm i mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis shtëpia, 1 mijë euro pension

Vëllezërit kosovarë humbën jetën nën rrënoja, lajm i mirë për 6 fëmijët jetimë: Nis shtëpia, 1 mijë euro pension

December 6, 2019
“Nxora k***ën time në borë”/ Kylie Jenner thyen rrjetin si një lepurushë seksi me shoqen e saj

“Nxora k***ën time në borë”/ Kylie Jenner thyen rrjetin si një lepurushë seksi me shoqen e saj

December 6, 2019
FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”, Tjetër surprizë për djemtë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon

FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”, Tjetër surprizë për djemtë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon

December 6, 2019

LAJMET MË TË LEXUARA

U hodhën nga ballkoni në Thumanë, Rama u bën surprizën e jetës dy fëmijëve. Takohen me Christiano Ronaldon dhe Buffon

U hodhën nga ballkoni në Thumanë, Rama u bën surprizën e jetës dy fëmijëve. Takohen me Christiano Ronaldon dhe Buffon

by Java News
December 6, 2019

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

by Java News
December 5, 2019

Punonjësit janë detyruar të japin rrogën? Rama flet për herë të parë edhe për shpërblimet e Vitit të Ri

by Java News
December 6, 2019

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

by Java News
December 5, 2019

Berisha numëron bandat: Në Vlorë janë me 400 anëtarë, në Shkodër me 180

Berisha “ngatërron” Gërdecin me tërmetin: Viktimat në Thumanë janë vrasje shtetërore

by Java News
December 6, 2019

Inxhinierja Bozo këshillon qytetarët: Zonat që duhet të zgjedhni për të qenë sa më të mbrojtur nga tërmeti

Inxhinierja Bozo këshillon qytetarët: Zonat që duhet të zgjedhni për të qenë sa më të mbrojtur nga tërmeti

by Java News
December 6, 2019

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

by Java News
December 5, 2019

Rama zbulon detaje: Ku do të ndërtohen 500 apartamentet e Erdoganit dhe lagjet e reja

by Java News
December 6, 2019

Gropa gjigande hapet papritur në rrugë, merr me vete makinën e pastrimit dhe një motoçikletë

Gropa gjigande hapet papritur në rrugë, merr me vete makinën e pastrimit dhe një motoçikletë

by Java News
December 6, 2019

Kostandin Xhuvanit i shtohen edhe 4 vjet burg, i zbulohet konflikti me armë në Gjirokastër

Kostandin Xhuvanit i shtohen edhe 4 vjet burg, i zbulohet konflikti me armë në Gjirokastër

by Java News
December 6, 2019

JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In