Kryeprokurori i Tropojës i “shpëton” Vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës Artan Shtrungza.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo) pas shqyrtimit të dokumentacionit nga DSIK, prokuroria e përgjithshme dhe ILDKPKI, por edhe hetimi që bënë vetë vendosën që ta konfirmojnë në detyrë.

Artan Shtrungza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga shtyllat e hetimit, pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU