Kryemadhi tregon historinë e djegies së mandateve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar se si u arrit vendimi për djegien e mandateve nga opozita.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se, fillimisht ideja e djegies së mandateve është artikuluar nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa shton se mes PD-së dhe LSI-së ka pasur debat sa i përket kësaj çështje.

“Ideja e djegies se mandateve eshte artikuluar ne fillim nga Berisha. Me pas eshte mbajtur si ritem nga analistet dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI dhe PD per djegien e mandateve.

Ne rame dakord te gjitha palet, pasi konsumuam çdo Element institucional. Mbasi ezauruam cdo institucion, nuk na ngeli gje tjeter vec marrja e ketij vendimi, pasi u perballem me arrogancen dhe shkeljen flagrantate e kushtetutes nga ana e maxhorances. Ne dogjem mandatet, sepse do ishim bashkefajtor ne kapjen e shtetit”, tha Kryemadhi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU