Kryemadhi i premton Pelosit: Do ta bëjmë Shqipërinë të fortë

Gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosin. LSI thotë se Kryemadhi diskutoi për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë” shkruan ajo.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU