Kryemadhi: Edi Rama i frikësuar, fyen gazetarët për të larguar vëmendjen nga seanca e turpit

LSI vijon me sulmet ndaj kryeministrit Rama lidhur me fyerjet që ai u bëri gazetarëve një ditë më parë.

Pas kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili dhe zëvendëskryetarit Luan Rama edhe vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është bashkuar reagimeve teksa ka deklaruar sot se vendi po qeveriset nga mafia.

Kryemadhi shkruan se sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

“Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, deklaron Kryemadhi.

Kryemadhi fb

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU