Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar, dhuna nuk na favorizon por protestat s’i ndalim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur institucionet. Ajo tregoi se Rama ka në dorë reformën në drejtësi dhe shtoi se dosjet e përfolura nga opozita dëshmojnë se Rama ka vjedhur votat më 2017.

Kryemadhi e ftuar në “Zërin e Amerikës” sugjeroi se i se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë një pakt kombëtar.

“Janë përdorur paratë e krimit të organizuar  për të vjedhur votat. Dosja 339 flet për vjedhje votash dhe nuk ka asnjë që të ketë shkuar para gjykatës. Djegia e mandateve është bërë për shkak të situatës politike, pasi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama e ka kapur reformën në drejtësi, të cilën edhe LSI e ka mbështetur. Nën emrin e të ashtuquajturës reformë, kryeministri ka kapur pushtetet, Rama ia ka hequr të drejtën shqiptarëve të kenë institucione të padrejta.

Më 2017 u përdorën paratë e krimit për të vjedhur votat. Ne kemi mësuar gjithçka falë investigimit të Zërit të Amerikës. Pra, Prokurorët janë larguar nga dosja 339. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Unazën e Re, për të grabitur 20 milionë euro për 2 kilometra rrugë. Unë nuk kam pasur asnjë gjë në dorë, dhe sigurisht që të gjithë partitë kanë faj për këtë situatë ku ndodhemi. Sot në radhë të parë duhet të heqin dorë nga pushteti që duan.  Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar për të shkuar më tej në hapat për në BE.

Nëse Shqipërinë e lëmë me Kosovën dhe Bosnjën, kjo tregon se do ta lemë vendin në dorën ruse. Kjo nuk duhet që të ndodhë, për shkak se ne jemi popull pro-amerikan. Sa i takon dhunës, sigurisht dënoj çdo lloj dhune. LSi nuk ka problem goditjen e institucioneve. Qëllimi i LSI është që të pushtojë zemrat e shqiptarëve. Ajo që ne duam është që Shqipëria të ecë përpara.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU