Kriza/ Opinioni i shqiptarëve nëse duhet apo jo ndërhyrja e ndërkombëtarëve

GPF Inspiring Research ka pyetur shqiptarët për zgjidhjen e krizës aktuale politike. 39,6% e shqiptarëve mendojnë se duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të arritur një kompromis.

30.8% e shqiptarëve se jeta politike në vend mund të vazhdojë normalisht edhe pa PD dhe LSI.

25.1 % thonë se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme, ndërsa 4.5% mendojnë se duhet të krijohet një qeveri tranzitore me Ramën kryeministër për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme.

Shqiptarët kundër bllokimit të rrugëve

75.1% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research janë kundër strategjisë së opozitës për bllokimin e rrugëve.12 % e mbështesin këtë ide por thonë se kjo nuk do jetë efikase ndërsa vetëm 12.9% e mbështesin.

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU