Kryeministri Edi Rama u përqendrua në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste edhe te situata e kriminalitetit dhe akuzat e opozitës.
Ai tha se pavarësisht se flitet për banda, në fakt kemi të bëjmë me disa rrugeçër që kanë pasur autoritet prej vitesh në qytete.
Shefi i qeverisë paralajmëroi se këta individë duhet të çohen para drejtësisë pa humbur kohë.
“Flitet përditë krimi, krimi, krimi…bandat. Këtu nuk flasim për banda, por flasim për disa rrugeçër. Këta duhet të humbasin autoritetin që kanë në rrugët e qyteteve. Duhte të humbasin çdo autoritet që gëzojnë prej shumë vitesh. Duhet ta humbasin sot jo nesër, duhet të mendohen kur dalin nga shtëpia për të bezdisur njerëz. Kur flitet për zbulueshmërinë, këta do të zbulohen, dhe mezi që t’i shoh ku e kanë vendin”, deklaroi Rama./a.m.