Kremlini: Kritikat kundër Obamës nuk kishin asgjë personale

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë “përkeqësuar së tepërmi” në presidencën e Barack Obamës por nuk ka patur kurrë asgjë “personale” në kritikat e Kremlinit kundrejt tij, njoftoi sot presidenca ruse.

“Askush nuk ka patur të drejtën për kritika personale ndaj Obamës”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Në planin zyrtar, askush nuk bën kritika personale, nuk është e mundur”, shtoi Peskov, duke theksuar se Moska ka patur dhe do të ketë gjithmonë respekt për presidentët e të gjitha shteteve.

Megjithatë duhet konstatuar se në presidencën Obama, marrëdhëniet tona janë përkeqësuar së tepërmi, në të gjitha nivelet”, vuri në dukje ai, duke cituar krijimin e mbrojtes raketore amerikane në lindje të Evropës, që shkaktoi indinjatën e Moskës./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU