KQZ, tjetër mbledhje për vijimin e procesit zgjedhor

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është thërritur sot një mbledhje nga katër anëtarë të këtij institucioni.

Ashtu si në mbledhjen e parë, katër anëtarët e KQZ-së kanë refuzuar të zbatojnë dekretin e Metës, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pavlefshëm.

Ky vendim është kundërshtuar nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen,  duke ia lënë drejtimin zv.kryetarit, Denar Biba.

Po sot, numri i dy i KQZ-së, dhe tre anëtarët e tjerë kanë njoftuar zhvillimin e mbledhjes së radhës se institucionit zgjedhor, për të vijuar punën normalisht për zgjedhjet më 30 qershor.

“Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019””, thuhet në njoftimin e KQZ./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU