KQZ i jep mandatin 3 kandidatëve nga listat e PD-së, Kuvendi bëhet me 110 deputetë

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ i jep mandatin tre deputetëve nga listat e PD.

Bëhet fjalë për Artur Roshin nga listat e PD në qarkun e Tiranës.

Nikolin Stakës dhe Zef Shtjefni nga listat e PD në qarkun e Shkodrës.

Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD, konkretishtë: Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat dhe Nikolin Staka, Lëvizja Demokratike për Ndryshim, PLDN.

Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Me betimin e tyre, numri i deputetëve në Parlament shkon në 110, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.

Ndërkohë sot, kandidati Klajdi Qama nga listat e LSI ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

g.kosovari

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU