Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën me gjyqtarin Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në KPK për Mustafajn, dhe kreu i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj ka deklaruar se për Mustafajn KPK ka vendosur të kryejë rivlerësimin e tij vetëm në një kriter, atë të pasurisë.
Sipas ILDKPI, Mustafaj nuk ka fshehje të pasurisë. Nga analiza e KPK-së ka rezultuar se ka mospërputhje përsa i përket deklarimit të pasurisë së një apartamenti banimi, 121 m2. Në deklarimin e pasurisë nuk deklarohet kontrata, ka mospërputhje përsa i përket çmimit.
Ka mospërputhje se në deklaratë thuhet që vlera i ka kaluar shoqërisë, por nga informacioni bankar shuma i është kaluar administratorit të shoqërisë.
Për vlerën e detyrimit të mbetur prej 7 mijë euro nuk ka dokument provues se e ka shlyer vlerën.(tch)/l.m