Institucionet e shtetit të Kosovës do t’i organizojnë sot një pritje zyrtare Majlinda Kelmendit, fitueses olimpike të Medaljes së Artë në xhudo në Olimpiadën “Rio 2016”.
Në pritjen që do të organizohet në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Në axhendë është edhe parakalimi i Majlinda Kelmendit me autobus të hapur nëpër sheshet e Prishtinës, e pastaj nisja për në vendlindje – qytetin e Pejës.
Kosova fitoi në 7 gusht medaljen e parë olimpike, Medaljen e Artë, në Rio 2016 në Brazil, me xhudisten Majlinda Kelemendi.