Kosovë/ Arrestohet Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres shqiptare të Arsimit

Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se Policia ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj, bashkëshortin e Ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini.

Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së./KosovaPress

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU