Kosova kryeson në Bullgari, sërish Rashica

Është përsëri ai, është Milot Rashica që shënon supergol

Kosova ka kaluar në epërsi kundër Bullgarisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Vasil Levski”.

Ishte sulmuesi në top formë, Milot Rashica, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’.

Rashica shënoi një gol të bukur me të djathtën duke mos i lënë hapësira portierit kundërshtar.

Dhe, në stadiumin e Sofjes, ku po luhet kjo ndeshje, prezentë janë edhe shumë tifozë të Kosovës, “Dardanët”, që kanë udhëtuar për në Sofje nga vende të ndryshme.

“Duam fitore, duam fitore”, “Besa, Besë…”, dëgjohen duke thirr tifozët kosovarë. /Gazeta Express/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU