Korçë, godet policin, arrestohet në flagrancë

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë Sajmir Lloshi, 24 vjeç, banues në Korçë, pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë në ambjentet e Komisariatit. Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku ndodhej i shoqëruar, për shkak të detyrës, ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë të Rendit shtetasin E.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 236/2 dhe 237 të Kodit Penal.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU