Kati i katërt i një pallati në Libonik të Maliqit është përfshirë nga flakët. Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulancës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se si pasojë e flakëve, është asfiksuar,shtetasi F.T rreth 50 vjeç, i cili po transportohet në Spitalin Rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën raporton Shqiptarja. Shkaqet e zjarrit, janë ende të paqarta.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.