Policia italiane arrestoi një shqiptar, pasi i’u gjetën dhe i’u sekuestruan 13 gram kokainë në makinë. I ndaluari me inicialet B.X, 31-vjeç u arrestua në Cantu në mbrëmjen e 14 majit 2019, nën akuzën e trafikimit të drogës.
Mediet fqinje bëjnë me dije se shqiptari u përpoq t’i shpëtonte policisë, cka nxiti policinë ta ndiqte dhe ti ushtronte kontrollin në makinë.
Ata i gjetën në makinë shqiptarit 13 gramë kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpi iu gjetën një mijë euro para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga tregtia e drogës.
I arrestuari, pas përfundimit të formaliteteve, u dërgua në burgun e Bassone në Como në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./ i.h