Biznesmeni Arbër Çekaj, të cilit iu sekuestruan në kontejnerin e kompanisë së tij 613 kilogramë kokainë disa muaj më parë ka hedhur poshtë akuzat.
Nga Gjermania ku qëndron në gjendje arresti ai ka shpërndarë një deklaratë për mediat e cila i është përcjellë kreut të Dhomës së Avokatisë në Shqipëri Maks Haxhia nga dy avokatët gjermanë të Çekajt.
Çekaj informon se deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për autoritetet gjermane.
Ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për trafikimin e sasisë rekord të kokainës.
Biznesmeni sqaron se është në pritje të procedurave të ekstradimit.
Por, burimet bëjnë me dije se ky proces do të vonojë. Kjo pasi edhe autoritetet gjermane kanë nisur një hetim nga ana e tyre për Çekajn.
Ai dyshohet se qëndron pas disa sasive të mëdha kokaine që është sekuestruar në Gjermani në kohë të ndryshme.
Lidhur me këtë hetim, janë informuar edhe prokurorët shqiptarë nga kolegët e tyre gjermanë.
/b.d