Koalicioni i PS me LSI, një tradhëti e 21 janarit?… Ja si përgjigjet Blushi

Pyetjes se nëse koalicioni parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së ishte një tradhëti ndaj 21 janarit, Ben Blushi i është përgjigjur me një fjali që lë hapësirë për tu interpretuar. Në intervistën e tij me Arian Çanin në Zonë e lirë, Ben Blushi u pëërgjigj kështu:

“Ishte një tradhëti e domosdoshme për të garantuar një martesë”

Intervista, pyetjet e “njerëzve” ndaj Ben Blushit

Cani: socialisti po të pyet, militanti………………………………………..

Kush të nxiti të tradhëtosh partinë, saliu shoqnia apo tafmaja?

Blushi: Asnjëra nga të treja.

Cani: Babin tënd e kam pas mik, pse ja nxive faqen?

Blushi: ai ka thënë Beni të ci vetë dhe unë po eci vetë

Cani: o ben, pse bëhesh bukëshkalë i Ramës, ai të futi në listë deputet?

Blushi: E thash e kam patur mik Ramën, ruaj kujtime, por sigurisht ka patur edhe bukë edhe gota në kujtimet që unë mbaj mend

Cani: tani po të pyet një qytetar indiferent………………………………………..

Ctu desh politika o zoti Blushi?

Blushi: E kam këtë dilemë me veten time, kujt po i shërbej, ideve të mia në piltike apo librave të mi. Këtë shumë njerëz mund ta quajnë kolodhitje, por unë po përpiqem ti bëj të dyja. Unë në politikë po mundohem të gjej personazhet e mij….

Cani: se stë kam pyetur, a ke bërë ndonjë lek ti se ke gjithë këto vite në politikë

Blushi: Jetoj normalisht, duke shitur libra e duke u paguar si deputet

Cani: tani ti bën pyetjet një demokrat………………………….

O ben blushi, leji nazet tani, a do bashkohesh me ne të bëjmë Lul Bashën kryeministër

Blushi: Jo e pamundur

Cani po me Saliun cfarë ke?

Blushi: Po Saliu nuk rri dot pa u ngacmuar, unë nuk ja kursej këtë gjë

Cani: Po dil mor me një parti të re dhe të na cash edhe këtë PS-në..

Blushi: Nuk kam këtë interes

Cani: po të pyet një aktivist i shoqërisë civile……………………………..

A e kupton që financimet e pisëta të fushatës elektorale janë më të rezikshme sesa shkeljet e statutit

Blushi: Absolutisht, dhe në këtë asamble kam bërë disa propozime… ndoshta fushatat elektorale janë investimet më të mëdha të një 4 vjecari, kam propozuar që të kufizohen në mënyrë drastike, të kietë transparencë dhe të ketë kufizime anonime…e kam depozituar në Kongres këtë.

Cani: Pse nuk bashkoheni me ne ne protesta, psh per parkun

Blushi: Sepse nuk dua ti demtoj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU