Në çdo partal apo faqe gazete në internet, mund të gjesh çdo ditë sondazhe online me pyetje te nxehta të ditës. Por lexuesit e tyre nuk shpërblehen kur marrin pjesë në ato sondazhe – ata klikojnë thjesht për qejf të tyre.
Faqja anketa.al , e krijuar nga revista Follow Business Albania, ofron një lloj të ri sondazhesh online. Revista do të zhvillojë në faqen anketa.al një seri anketash me shpërblim, me tema ekonomike-politike-shoqërore. Në qoftë se lexuesit u përgjigjen anketave prej disa pyetjesh, fitojnë 1 pikë për çdo pyetje. Kur grumbullojnë 100 pikë, transferohen automatikisht 10 mijë lekë të vjetër në llogarinë e celularit të lexuesve.
Revista do t’i zhvillojë anketat në funksion të klientvve të saj, por do t’i shpërblejë pjesëmarrsit në anketa mesatarisht me 1000 lekë të vjetër për minutë (10 pyetje mund të plotësohen lehtë për një minutë në versionin online). Ajo synon që faqen anketa.al ta vizitojnë lexues të moshave të ndryshme e nga krahina të ndryshme, në mënyrë që kampioni i anketave ta përfaqësojë popullsinë sa më mirë. /l.m