Kinë/ Merr flakë autobusi, 17 të vdekur

Shtatëmbëdhjetë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi në veri të Kinës dhe policia kineze është në kërkim të një të dyshuari, njoftuan autoritetet lokale.

“Një autobus u përfshi nga flakët në mënyrë të papritur pranë një sheshi publik në Yinchuan, kryeqyteti rajonal i Ningxias duke shkaktuar vdekjen e 17 personave”, theksuan autoritetet e qytetit.

“Shkaku i aksidentit po hetohet”, theksoi i njëjti burim duke shtuar se 31 persona ndodhen aktualisht në spital si pasojë e plagëve të marra.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Kinë, si pasojë e mosrespektimit të normave të sigurisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU