Këta janë 10 deputetët e rinj që do të betohen nesër në parlament

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbledhje mori disa vendime të rëndësishme, nga regjistrimi i kandidatëve të PS-së për kryebashkiakë në 30 qershor, dhënien e mandateve për katër emra të rinj nga listat e socialistëve që zënë vendin e deputetëve që kandidojnë në zgjedhjet lokale, por edhe dhënien e mandateve për tre emra të rinj nga listat e PD-së dhe LSI-së.

Socialistët e rinj që të do të betohen nesër në Kuvend janë; Eljo Hysko që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamëz, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Prrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.

Ndërkohë që pritet se kush do të zëvendësojë Flamur Golemin që kandidon në Gjirokastër. Katër deputetët e rinj nga PS-ja, por edhe gjashtë (tre sot dhe tre dje) nga listat e PD dhe LSI-së që pranuan mandatin do të betohen nesër në Kuvend./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU