• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon një datë të re të zgjedhjeve, presidenti e kuptoi gafën që bëri

by Carlo Bollino
12/06/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Pasi anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, sot presidenti Ilir Meta ka thirrur partitë politike për të negociuar një datë të re për zgjedhjet vendore. Një lëvizje tjeter e papritur, e cila dëshmon kaosin që ka krijuar dhe rrëmujën me të cilën po lëviz. Në motivimet e dekretit të tij, që nga shumë ekspertë u gjykua si antikushtetues, Meta kishte shpjeguar se data e re do të caktohej vetem pas një marrëveshjeje mes partive për të dalë nga kriza. Po çfarë kuptimi ka, atëhere, të flasësh për një datë të re sot, kur nuk ekziston ende asnjë marrëveshje për krizën? Vetëm dy ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në asnjë datë, në rast se nuk jep më parë dorëheqjen kryeministri Edi Rama. Është krejtësisht e qartë pra që, edhe sikur Meta të caktonte një datë të re për votimin, situata nuk do të ndryshonte nga 30 qershor, pasi Edi Ramës as nuk i shkon ndërmend fare të dorëhiqet.

Po si shpjegohet atëhere lëvizja e Ilir Metës? Me sa duket presidenti e ka kuptuar gafën që bëri. Kushtetuta i atribuon atij faktikisht vetëm të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve, por jo atë që të heqë datën e caktuar tashmë. Në rast se, me dekretin e tij të ri të së hënës Meta do të kishte vendosur edhe një datë të re, ndoshta dekreti i tij do të ishte më i lehtë për t’u mbrojtur. Por inati dhe nxitimi me të cilët veproi, e kanë shtyrë të fshijë vetëm datën e vjetër, pa vendosur një të re dhe kjo e bën nul aktin e tij. Konsultimet e vonuara, të thirrura për sot, për rrjedhojë kanë si qëllim të vetëm që t’i vendosin një arrnë gafës së tij kushtetuese dhe ai të marrë vendim sa më shpejt për një datë të re për zgjedhjet administrative, e cila ka mundësi të ishte në shtator.

Por konsultimet e Metës janë të destinuara të dështojnë pikërisht sepse janë të vonuara: në fakt PD-ja nuk do të japë asnjë datë pa dhënë dorëheqjen Edi Rama. PS nuk do të japë asnjë datë duke konsideruar se data 30 qershor është akoma e vlefshme. Pra konsultimet do të deshtojnë dhe Presidenti ose do të pranojë se është zënë ngushtë në një cep, ose do të fiksojë një datë të re duke vepruar përsëri sipas kokës së tij, sërish në shkelje të Kushtetutës.

Një lëvizje, e cila i shton kaos kaosit dhe që demaskon në mënyrë përfundimtare arsyen e vërtetë që ka shtyrë Ilir Metën të çdekretojë datën e 30 qershorit: të godasë Edi Ramën, duke i anuluar datën e 30 qershorit të cilën kryeministri e ka mbrojtur vazhdimisht; t’i japë një dorë opozitës në përpjekje ta bëjë të hyjë sërish në lojë pas vendimit veteravasës për të mos marrë pjesë në zgjedhje duke i dhuruar 61 bashki socialistëve; t’i rijapë rol Presidentit që në këtë krizë ishte gjithnjë inekzistent dhe të ndihmojë LSI-në e tij e të gruas së tij që të dalë nga humnera e padukshmërisë, në të cilën tashme ka rënë.

Next Post
Rëndohet bilanci, dy gra të vdekura nga aksidenti i Shkodrës

Zbriti për të bërë foto, makina përplas turistin në Elbasan (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In