Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euro preku nivelin më të ulët në raport me lekun që prej fillimit të vitit.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot me 123.26 lekë, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan ka forcuar pozitat me me 0,17 lekë duke u këmbyer me 109.95 lekë.
Sipas aktorëve të tregut oferta në euro në tregun vendas është e lartë, ndërsa kërkesa vijon të jetë e dobët çka ka lëvizuar treguesit e këmbimit.
Sipas agjencive kryesore në vend, biznesi ka reflektuar një kërkesë të dobët për valutë dhe kjo ka ardhur nga rënia e qarkullimit. Ata argumentojnë se kriza politike po ndikon te konsumi i individëve, njerëzit nuk po blejnë dhe nuk po shpenzojnë.
Me afrimin e stinës së verës, aktorët e tregut parashikojnë që euro të mbetet e dobët si rrjedhojë e efekteve sezonale, të prurjeve të shtuara në valutë nga turistët, që tashmë kanë filluar të mbërrijnë dhe më vonë të emigrantëve, që kulmojnë në gusht.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 109.95 | +0.17 | |
Euro | EUR | 123.26 | -0.08 | |
Poundi Britanik | GBP | 141.97 | -0.14 | |
Franga Zvicerane | CHF | 109.29 | +0.37 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 100.49 | +0.39 | |
Dollari Australian | AUD | 76.13 | -0.07 | |
Dollari Kanadez | CAD | 81.63 | +0.09 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.45 | 0.00 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.59 | +0.02 | |
Korona Daneze | DKK | 16.50 | -0.01 | |
SDR | SDR | 152.16 | +0.14 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 142773.24 | +278.42 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 1629.46 | +8.68 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.99 | +0.03 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.91 | +0.02 | |
Lira Turke | TRY | 18.14 | +0.02 |
/a.rada