Kelmendi: Refuzova miliona për Kosovën

Majlinda Kelmendi ka deklaruar se asnjëherë nuk ka menduar të përfaqësojë asnjë shtet tjetër përpos Kosovës.

Ajo ka deklaruar se pavarësisht ofertave milionëshe që ka marrë nga shtet e të tjera, i ka refuzuar lehtë sepse ka ëndërruar përherë të përfaqësojë Kosovën.

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment.

Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot”, ka thënë ajo, raporton gazetari i grupit KOHA në Rio.

Majlinda ia solli Kosovës medaljen e parë olimpike duke triumfuar në kategorinë deri 52 kilogramë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU