Sipas Komisionit Evropian, Ukraina ka kryer reformat e duhura dhe ky komision do të kërkojë muajin e ardhshëm liberalizimin e vizave për qytetarët ukrainas, deklaroi sot presidenti i këtij komisioni, Jean-Claude Juncker.
BE-ja ka përdorur heqjen e vizave për udhëtime afatshkurta në zonën Schengen si një nxitje për vendet e Evropës Lindore për kryerjen e reformave demokratike.
Gjatë një vizite në Bruksel, presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi se vendi i tij kishte arritur rezultate konkrete në reforma, sidomos në fushën e antikorrupsionit, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. “Ukraina ka ndërmarrë reforma rrënjësore”, tha ndërkohë Juncker.