Autorët e ngjarjes në Kavajë janë dy vëllezërit, Marius Aliu dhe Denis Aliu. Policia njofton se Marius Aliaj, mbahet në ruajtje nga shërbimet e policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur, ndërsa Denis Aliu është në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
Report Tv njofton se plumbat që goditën 51-vjeçarin Ramazan Hasalliu kanë dalë nga pistoletat e vëllezërve Aliu.
Mësohet së vëllezërit Alliu kishin një konflikt të mëparshëm më dy vëllezërit Hyka. Sot ishin ulur në lokal për tu sqaruar. Por situata ka dalë jashtë kontrollit dhe vëllezërit Aliu kanë qëlluar mbi vëllezërit hyka me pistoletë.
Mësohet se Marius Aliaj ka qenë ai që ka qëlluar drejt vëllezërve Hyka por plumbat kanë prekur Ramazan Hasalliun./l.m