Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se tonelatat e drogës të sekuestruara në fshatin Babicë të Vlorës i përkasin grupit kriminal të Habilajve.
Në një njoftim, sqarohet se operacioni ishte rezultat i një hetimi disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe shërbimet inteligjente dhe u finalizua me kapjen e 4.5 tonë kanabis.
“Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj. Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkohë sipas Prokurorisë së Përgjithshme hetimet po zhvillohen me intensitet të larte, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente.
Njoftim nga Prokuroria e Pergjithshme
Nje hetim disa mujor i Prokurorise per Krime te Renda u finalizua me zbulimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike, ne zonen e Babices, Vlore.
Ne baze te hetimeve te Prokurorise, rezulton se lenda narkotike eshte kultivuar, perpunuar, magazinuar dhe eshte bere gati per trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj.
Nderkohe, hetimet po zhvillohen me intensitet te larte, per zbulimin e te gjithe personave te perfshire ne grupit kriminal.Hetimi eshte zhvilluar ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare dhe me sherbimet inteligjente
a.ç