Një sasi prej 450 kilogramë drogë është sekuestruar ditën e sotme nga policia italiane, e cila kishte pikasur një gomone në det dhe i ishte vënë pas. Mjeti lundrues u sekuestrua bashkë me drogën në Brindizi, ndërsa në pranga u vu një 48-vjeçar italian, i cili mësohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit të transportit.
Por sipas mediave italiane, ngarkesa ishte dërguar nga një organizatë kriminale shqiptare, duke shkruar se droga ishte mbështjellë dhe vendosur në një zonë, që nuk përshkohej nga uji.
Nga hetimet e para dyshohet se gomonia, e pajisur me një motor të fuqishëm, do shkonte drejt brigjeve mes Monopolit dhe Fasanos, ku edhe do të zbarkonte drogën.