Ylber Gjeta, i cili kandidon për bashkinë e Kamzës, ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ dorëheqjen nga gara e 30 Qershorit.
Në argumentimin e tij, Gjeta shprehet se vendimi vjen për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai garon në Kamëz nën siglën e Bindjes Demokratike, ndërkohë që përballë tij është socialisti Rakip Suli.
/a.r