Kandidati i PS: Ka tentativa për incidente të stisura nga LSI

Kandidati i PS për Sarandën, Alket Hyseni ka akuzuar eksponentë të LSI-së se po tentojnë të cënojnë procesin zgjedhor në qytetin e ekstremit jugor.

“Ka tentativa në ato qendra ku instalohen njerëz të LSI-së dhe kujdesen që njerëzit të kalojnë në filtrin e tyre para se të votojnë”, ka deklaruar Hyseni.

Në një prononcim për TCh, kandidati socialist ka theksuar se, ka tentativë për incidente të stisura. “Por ne i kemi porositur qytetarët që të ruajnë qetësinë”, ka shtuar Hyseni.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU