• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Monday, December 16, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampusi i Arteve, Veliaj: Premtim i mbajtur për studentet, do të jetë një produkt fantastik

Java News by Java News
17/07/2019 19:38
Veliaj nga Njësia 3: Opozita jonë flet me gjuhën e talebanëve
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti i Arteve do të kthehet jo vetëm në një hapësirë të denjë akademike, por edhe në një pol kulturor të rëndësishëm, që nxit kreativitetin dhe gjeneron kulturë. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës prezantuan sot projekt-idenë për Kampusin e ri Universitar të Universitetit të Arteve, një tjetër premtim i mbajtur ky ndaj studentëve në kuadër të Paktit për Univeristetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky projekt është treguesi më i qartë se e gjithë kjo punë nuk është çështje fushate elektorale, por një pasion për të punuar për Tiranën. “Mund të ketë njerëz që thonë, ore këta me çfarë merren në pikë të vapës, zgjedhjet kanë mbaruar, a nuk duhet të mbaronte edhe gjithë kjo gjë politike? Por, besoj që është dëshmi e qartë që nuk është punë fushate, nuk është punë yryçi i atyre 30 ditëve ku duhet impresionuar mileti me projekte dhe makete. Bëhet fjalë për një pasion që e ndajmë të gjithë bashkë, që quhet qyteti i Tiranës. Unë e ndaj edhe për shkak të detyrës, por besoj që të gjithë ne që e kemi lidhur jetën me këtë qytet, kemi hedhur rrënjë në këtë qytet, e shohim të ardhmen në këtë qytet”, tha Veliaj.

Ai shprehu besimin se siç ka treguar koha, ndonëse në fillim ka pasur skeptikë dhe debate, produkti final ka dalë fantastik. “T’i përveshim mëngët, t’i futemi procesit të gjetjes së fondeve, është momenti ideal ku bashkia e re konstituohet, do të thotë që fillojmë buxhetojmë, është edhe mesi vitit ku edhe qeveria e shikon se sa janë shpenzuar deri në mes vitit dhe çfarë mund të rialokoj për projekte të tilla fantastike dhe jam i bindur që si stadiumi, që nuk kaloi pa një sherr, pa debat, pa diskutim, pa ndezur disa gjakra, pa kaluar të gjithë sitën e lëvizjeve “mos e prek”, doli një produkt më i mirë, jam i bindur që mbas debateve edhe ky i sotmi nisi si ide, por do të përfundojë si produkt fantastik”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe pse nga ky universitet kanë dalë shumë talente që na nderojnë kudo në botë, infrastruktura lë për të dëshiruar. Ndaj, theksoi Veliaj, edhe projekti i ri nuk është një listë dëshirash, por një plan konkret për t’u implementuar. “Kush ka punuar ose kush si puna ime i ka rënë rruga ose mundësia për të hyrë e kupton që përtej fasadës edhe produktit më të shkëlqyer “made in Albania” që ka dalë nga këto dyer, në fakt lë shumë për të dëshiruar gjendja e ambienteve fizike. Këtu bëhet fjalë për të trajtuar fizikisht shtesën e ambienteve. Nuk është një listë dëshirash, por është në plan për t’u implementuar; ka të bëjë me shtesën që do t’i bëjmë kampusit ose asaj që është godina kryesore e Akademisë së Arteve”, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se deri më tani janë shpërndarë mbi 20 mijë karta studenti dhe janë mbi 100 biznese që i janë bashkuar kësaj nisme. Veliaj tha se menjëherë pas përfundimit të tre godinave të fundit në për t’u rikonstruksuar në Qytetin Studenti, puna do të fillojë për Kampusin e Ri Universitar për Universitetin e Tiranës. “Çdo gjë është e bukur në kohën e vet, ka një kohë për të qeshur, ka një kohë për të debatuar dhe një kohë për të punuar. Ka një kohë për ditë, ka një kohë për protestë, ka një kohë për të bërë punën e atyre gjërave për të cilat u angazhuam. Jam i lumtur që mbi 20 mijë studentë kanë marrë Kartën e Studentit dhe mbi 100 biznese janë pjesë. Me t’u kthyer në shtator nga pushimet, edhe pjesa tjetër e studentëve do të pajiset me Kartën e Studentit, ndërkohë që ndihem mirë për faktin që na kanë ngelur edhe 3 konvikte në Qytetin Studenti. Me të mbaruar ato të treja ne do të jemi gati për të filluar atje Kampusin e ri universitar”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është qyteti ku shumë të rinj kanë vendosur që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, ndaj edhe vëmendja e të gjithëve është fokusuar që ky qytet të ecë përpara çdo ditë. “9 nga 10 studente kanë vendosur që do të jetojnë në Tiranë. Në fakt personi i 10-ë është thjesht duke e menduar, por nuk do të thotë që do të kthehet pas. Kështu që, për sa kohë që kemi lidh fatin me këtë qytet, unë besoj te ajo që quhet fushata vazhdueshme, pra një fushatë e përditshme, që s’ka të bëjë fare me fushatën e zgjedhjeve, por ka të bëjë me fushatën apo me ngutin, apo me zellin tonë, që ky qytet të eci përpara çdo ditë”, u shpreh Veliaj teksa deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.
Projekti i ri evidenton vlerat më të mira arkitekturore dhe historike. Universiteti i arteve është një prej tre objekteve të projektuara nga Bosio në sheshin “Nënë Tereza”. Ngritja e Kampusit të ri do të ofrojë ambiente të reja studimi: laboratorë krijues, Opera Studio, jo vetëm një sallë historike shfaqjesh të rikonstruktuar, por edhe salla të reja, që do t’i shërbejnë jo vetëm procesit studimor, por do të shtojnë hapësirat performuese për të gjithë artistët.

Next Post
Dhunoi të moshuarit dhe i grabiti, pranga shqiptarit në Greqi

Shqiptari vret në Greqi bashkëkombasin, e qëlloi me thikë në prani të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij

December 15, 2019
Zaganjori kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës së Lartë

U “dogjën” nga Vettingu, Zaganjori dhe tre ish-gjyqtarë kërkojnë dy paga shpërblim

December 15, 2019
Siguria e SPAK, përzgjidhen 27 “bodyguardët” për ruajtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Siguria e SPAK, përzgjidhen 27 “bodyguardët” për ruajtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve

December 15, 2019
Aplikacioni që do të ndihmojë nxënësit me probleme me dëgjimin

Aplikacioni që do të ndihmojë nxënësit me probleme me dëgjimin

December 15, 2019
Helmimi i çiftit në Librazhd, burri kthehet në shtëpi dhe rrëfen të vërtetën mes lotëve

Helmimi i çiftit në Librazhd, burri kthehet në shtëpi dhe rrëfen të vërtetën mes lotëve

December 15, 2019
Gara për kryeprokuror/ Çela: Të ashpër jemi me shtresat e dobëta, po përgatisim fidanishtet e krimit

Gati të gjitha dosjet për SPAK-un… Zbulohet udhëzimi i parë i kryeprokurorit Çela

December 15, 2019
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Një vit romantik… 2020 po vjen me njohje të reja për këto dy shenja

December 15, 2019
Masakra e Reçakut dhe reagimi gjerman

Masakra e Reçakut dhe reagimi gjerman

December 15, 2019
Kultura politike e improvizimit, si strategji humbëse!

“Lufta e baltës” për tërmetin, si kulturë opozitare humbëse!

December 15, 2019
Durrës/ Rrëzohet turistja polake pranë Velierës, dëmtim i lehtë

Sherr me thika në Elbasan, plagoset adoleshenti, policia: Autori në kërkim

December 15, 2019

Lajmet Me Te Lexuara

  • Helmimi i çiftit në Librazhd, burri kthehet në shtëpi dhe rrëfen të vërtetën mes lotëve 2,508 views
  • Horoskopi ditor, e Hënë 16 Dhjetor 2019 1,944 views
  • Horoskopi javor, 16 dhjetor deri 22 dhjetor 2019 1,825 views
  • Tirana gdhihet me tërmete: Ja sa ishte më i forti 1,433 views
  • U arratis në ’56-ën dhe luajti me “Munchen 1860”, portieri kuq e zi: Nga joshja e një femre te kthimi e dënimi me 17 vjet burg 1,233 views
  • Një vit romantik... 2020 po vjen me njohje të reja për këto dy shenja 1,138 views
  • Horoskop/Ja pesë shenjat me më shumë fat në vitin 2020 1,080 views
  • “Njeriu nuk vdes aq lehtë nga mangalli”, vëllai i Rezartës rrëfen ku dyshon për helmimin e motrës 908 views
  • Këto shenja Horoskopi janë më "të ndezurat" në krevat 599 views
  • Akuza e gazetarit: Elvis Naçi ka futur gjithë familjen në Fondacionin e milionave! 591 views
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In