Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku për pasojë mbetën të plagosur tre persona.
Sipas mediave kosovare, në aksident u përfshinë 9 vetura dhe një kamion.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në Prishtinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem me frenat i kamionit. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e duhur mjekësorë.
g.kosovari