Një dhëndër, dasma e të cilit u shënjestrua nga një sulmues me bombë vetëvrasëse në Kabul, Afganistan thotë se e ka humbur shpresën.
Në një intervistë, Mirwais Elmi tha që nusja e tij mbijetoi por vëllai dhe të afërm të tjerë ishin mes 63 viktimave në sulmin e së shtunës.
“Familja ime, nusja ime janë të shokuar, ata as nuk mund të flasin. Gruaja ime është shumë e trishtuar. E kam humbur shpresën. Kam humbur vëllain, miqtë, të afërmit. Nuk do shoh lumturi më kurrë në jetë. Nuk mund të shkoj në funerale, ndihem shumë i dobët… E di që kjo nuk do jetë humbja e fundit për afganët, dhimbja do vazhdojë”, u shpreh dhëndri i lënduar.
Babai i nuses rrëfeu se 14 anëtarë të familjes së tij humbën jetën. Sulmi u zhvillua në një zonë të populluar kryesisht nga myslimanë, i cili u mbulua me gjak pas.
Grupi ISIS ka pranuar se shkaktoi sulmin, i cili plagosi më shumë se 180 persona. Presidenti Ashraf Ghani e ka konsideruar këtë veprim si “barbar”. Ai fajësoi talebanët që “sigurojnë platforma për terroristët”.
Talibanët, të cilët janë angazhuar në bisedime paqeje me SHBA, e dënuan sulmin.