• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ka plagosur 4 persona, kush është autori tjetër i atentatit tek Komuna e Parisit, djali i nënkampiones së qitjes (foto)

by Java News
06/08/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 12 gusht të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për plagosje, një ngjarje e ndodhur tek “Komuna e Parisit” më 3 gusht të vitit 2016, por rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Klajdi Kodra, djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, i cili është arrestuar për atentatin e ndodhur dy ditë më parë sërish tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemaj.

Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.
Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

Tre plagosjet dhe atentati

Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.

Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Sipas policisë, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra.
Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Por shtatori e kaluar Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.

Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qyte. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

a.ç

 

 

 

Next Post
Vrasja e Elton Çiços, dënohet me 8 muaj burg Renato Milloshi

Vrasja e Elton Çiços, dënohet me 8 muaj burg Renato Milloshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rexhep Qosja, trazimi i Tiranës, fushata dhe përplasje në Prishtinë

Rexhep Qosja, trazimi i Tiranës, fushata dhe përplasje në Prishtinë

May 4, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

May 4, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi nuk kursen as Salianjin: Personazh antipatik, i prodhuar nga mentaliteti berishian!

May 4, 2026
Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

May 4, 2026
Konflikti në Hormuz, çfarë ndodh me çmimin e naftës?

Konflikti në Hormuz, çfarë ndodh me çmimin e naftës?

May 4, 2026
Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin

Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin

May 4, 2026
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…

May 4, 2026
Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

May 4, 2026
Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë

Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë

May 4, 2026
Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In