Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë, si dhe 10 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë (8 shqiptarë, një slloven dhe një rumune) pas një operacioni antidrogë në zonën Busto Arsizio.
Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve shpërndante lëndë narkotike, kryesisht kokainë, ndërsa takoheshin me klientë që vinin me tren nga Milano.Rrjeti ushtronte aktivitetin e trafikimit të kokainës mes Busto Arsizio, Castellanza e Legnano¬s në Italinë fqinje. Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm dhe grupi i shqiptarëve përveç trafikimit të lëndëve narkotike shfrytëzonin edhe vajza për prostitucion.Sipas mediave vendase, koka e grupit ishte shqiptari Endri Colai, 28 vjeç, i arrestuar një muaj më parë.
ma.me