Itali/Pedagogu i Ekonomikut dënohet me 4 vite burg për trafik heroine

Ish-pedagogu i Fakultetit Ekonomik të Tiranës, është dënuar me 4 vite e 20 ditë burgim nga gjykata e Tiranës. Dritan apo Dritano Shoraj, ish-pedagog me gradë shkencore “Doktor” dhe simpatizant i Partisë Demokratike, është dënuar nga gjykata e kryeqytetit, e cila në mars 2019, ka vendosur të bëjë njohjen e vendimin penal të gjykatës së Venecias, ku pedagogu i Fakultetit Ekonomik ishte dënuar në mungesë për “Trafikimi i lëndëvë narkotikë në bashkëpunim”. Pedagogu Dritan Shoraj ishte pjesë e një organizate me 128 anëtarë, mes tyre edhe afrikanë dhe austriak që trafikonin kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Aktivitetin kriminal Shoraj e ka pasur gjatë viteve 1998-2000, ku ishte pjesë e kësaj organizate italo-shqiptare, me bazë në Venezia.

 

Sipas vendimit të gjykatës rezulton se i dënuari në bashkëpunim me persona të tjerë,në datën 2 maj 2000 kishte blerë një kilogram heroinë me koncetrancion të lartë të principit aktiv,një pjesë të së cilës ia kishte dorëzuar Riçardo Bortoleto, ngjarje e ndodhur në Milano, Pavia dhe Jesolo në periudhën kohore prill–qershor 2000. Dritan (Dritano) Shoraj rezulton se është arrestuar të premten më 9 nëntor 2018 ora 16:00 nga forcat operacionale të policisë së Tiranës në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të Interpol Romës. Shoraj është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana më datë 7 nëntor 2018 ndërsa prej vitit 2013 ai rezultonte i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Venezia. Prej dy vitesh Shoraj rezultonte në kërkim nga Interpol Roma dhe me urdher arrestin numër “129” lëshuar në maj të 2016-ës, për të shlyer dënimin me 4 vite e 20 ditë burg.

 

Eksponent i PD-së

Vendimi i dënimit është përcjellë tek autoritet shqiptare për ta ekzekutuar dhe bërë njohjen e tij në Shqipëri, duke i lënë mundësi Shoraj që dënimin Italian ta vuajë në burgjet shqiptare. Shoraj rezulton të jetë me origjinë nga Vlora, por është zhvendosur me banim në Tiranë. Shoraj nuk është një personazh i panjohur në Shqipëri. Ai njihet në kryeqytet si një eksponent i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, ndërkohë që shpesh herë prezantohej në studio televizive si analist ekonomie. Në këtë mënyrë të sjelluri, Shuraj kishte arritur të mbulonte me mjeshtëri aktivitetin e tij kriminal të kryer në Itali dhe dënimin e tij, duke u sjellë në Tiranë si akademik. Por me sa duket emri i tij ka qënë i njollosur në dokumentat e prokurorisë së Venecias, ku pas dënimit, autoritet e drejtësisë Italiane, kanë kërkuar që personi që ata e kishin dënuar për trafik droge të arrestohej. Por trafikanti i drogës në itali, ishte natyralizuar në Doktor Shkencash në Shqipëri, madje dhe ishte punësuar në Fakultetin më të kërkuar për të rinjtë Shqiptarë, Fakultetin Ekonomik. Prej vitit 2012 Shoraj është punësuar në këtë universiet si pjesë e Departamentit Menaxhimit. Gjatë këtyre viteve Dritan Shoraj jepte lekesione për studentët në tre lëndë të ndryshme,si Etikë Biznesi, Qeverisje Koorporatash dhe Menaxhim Biznesi.

 

Aktivitet pedagogjik

Shoraj studimet e larta i ka përfunduar për “Financë” pranë Universitetit të Neë York Tiranë. Më tej, po në këtë universitet në 2008 ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi. Në 2014, mer titullin Doktor Shkencash në Ekonomi, pranë Universitetit të Tiranës. Ai ka realizuar një sërë studimesh shkencore dhe ka marë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në USA, Kanada, Paris- Francë, Prag- Çeki, Selanik-Greqi, Firence-Itali, etc. Gjithashtu, ai është një ndër krijuesit dhe Drejtues Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik. Ndërkohë është konsulent financiar në projekte të ndryshme në institucione vendase e të huaja. Si dhe ekspert i jashtëm i Delegacionit të Unionit Europian në Shqipëri. (Shqiptarja.com)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU