Itali/ Me makinë e 6 çanta luksoze të vjedhura, arrestohet grabitësi shqiptar

Mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptarë me iniciale X.N, 25-vjeç  është arrestuar nga policia e Monza-s në Itali.  Shqiptari u kap nga një patrullë policie të cilët kishin parë në një kamer sigurie se targa e automjetit që po lëvizte 25-vjeçari ishte e njëjtë me të një automjeti të vjedhur kohë më parë.

Pasi e ndaluan policët dy prej pasagjerëve që ishin në bordin e makinës aritën të largoheshin ndërsa, shqiptari u kap nga karabinierët. I arrestuari rezultonte se ishte i pastrehë dhe me precedentë të mëparshme kriminale.

Gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit jaën gjetur dy çanta për femra “Louis Vuitton”, tre çanta “Hermes” dhe një çantë Dolce Gabbana. Gjithashtu në makinë i janë gjetur edhe sendet që 25-vjeçari kryente grabitjet, litar, elektrik e sende te tjera. I arrestuari është transferua në dhomat e paraburgimit në Monza ku pritet që më pas të përballet me akuzat në gjykatë.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU