ISIS-i në Afganistan mori përgjegjësinë për sulmin kamikaz në dasmën e përgjakshme në Kabul, ku vdiqën së paku 63 njerëz.
Në një deklaratë të publikuar në një site të lidhur me grupin terrorist, ISIS-i shpjegoi se një luftëtar pakistanez i shtetit islamik në kërkim të martirizimit ka synuar një tubim të madh në Kabul. Sipas tyre, pas sulmit vetëvrasës, një makinë bombë shpërtheu gjithashtu.
Zyrtarët afganë raportojnë se rreth 200 njerëz u plagosën në shpërthimin e madh.
Të mbijetuarit pretendojnë se bombëmbajtësi po qëndronte pranë një skene të mbushur me fëmijë kur shpërtheu. Grupi terrorist ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për sulme të shumta të përgjakshme kundër komunitetit Hazara që kur u shfaq në Afganistan më 2014. /l.m