Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 42-vjeçari arrestohet në Lezhë

Një shqiptar i moshës 42 vjeçare është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Lezhës.

I arrestuari me inicialet L.K banues në Lezhë dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale si dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë, 42 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ndërkaq, materialet hetimore i kanë kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU