Ishte dënuar me 13 vjet për vrasje, shqiptari vdes në burg në Maqedoninë e Veriut

Nje shqiptar nga Shkupi, i denuar me 13 vjet burg ka nderruar jete ne qeli. Behet fjale per shtetasin Xhengis Xhemaili, 54 vjeç, i dënuar me 13 vite burg, i cili ka nderruar jete dje në burgun e Idrizovës.

Sipas informacioneve të para, i burgosuri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e atakut në zemër, derisa po shëtiste në hapësirat e burgut, transmeton INA.

Ai edhe më parë kishte pasur ankesa për probleme me zemrën, por nuk kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Ai ishte i dënuar për vrasjen e Amel Zverotiç, që kishte ndodhur në vitin 2006 lidhur me një borxh.
g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU