Një person është arrestuar pasi akuzohet se tentoi të grabiste një bankë rre horës 01:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Librazhdit.
Personi i arrestuar është identifikuar si L.Kazazi.
36-vjeçari ka thyer xhamin e derës së bankës dhe në tentativë për të hyrë brenda është zbuluar pasi ka rënë alarmi i sigurisë.
Kjo ka bërë që uniformat blu të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të arrestojnë 36-vjeçarin.
Ndërkohë po policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I arrestuari ka punuar si efektiv i batalionit komando si dhe ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.
g.kosovari